Slot flet për dështimin e transferimit të Geertruidas
Liverpooli nuk pati një merkato të mirë të janarit.
Ata nuk arritën të sjellin një përforcim, pas krizës së fundit me rezultate në Premierligë, përveç transferimit të talentit francez të Rennesit, Jeremy Jacquet i cili do t’i bashkohet nga sezoni i ardhshëm.
Liverpooli, ishte në kontakte me bashkëlojtarin e Xhakës te Sunderlandi, Lutsharel Geertruida, por që nuk pati sukses.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka folur rreth kësaj situate.
“Kjo është arsyeja pse u përpoqëm ta forconim skuadrën gjatë pushimeve dimërore dhe Geertruida në fund nuk ishte i disponueshëm. Por ne u përpoqëm ta forconim skuadrën – kjo është e qartë”, deklaroi Slot.
Slot, e njeh mirë profilin e mbrojtësit holandez, pasi që kishin qenë bashkë te Feyenoordi ku kishin fituar tituj në Holandë./IndeksOnline/

