Slot flet për situatën me Salah: Preferoj ta shmang një cirk mediatik
Trajneri i Liverpulit, Arne Slot është rikthyer të flas për përplasjen që kishte me Mohamed Salah.
Tekniku holandez para ndeshjes me Brightonin tha se nuk i pëlqen kjo situatë derisa nuk është interesi i tij dhe i klubit probleme të tilla, shkruan IndeksOnline.
“Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë, por mund të them se definitivisht nuk më pëlqen kjo situatë. Ne fituam kampionatin së bashku dhe ai bëri shumë për klubin. Ideali do të ishte të mos isha në një situatë të tillë me një lojtar. Jam larg të qenit i lumtur, por duhet të bëj formacionet e mia duke menduar për atë që është më e mira për klubin dhe për ekipin, sipas mendimit tim.
Nëse mundem, dhe nëse është mirë për ekipin dhe për klubin, patjetër që preferoj të shmang një cirk mediatik, sepse nuk mendoj se është në interes të ekipit dhe klubit. Nuk mendoj se është një cirk për mua. Por nëse është një cirk, nuk i ndihmon askujt. Pra, përpiqesh ta shmangësh atë ndërsa mund të bësh atë që është më e mira për ekipin.”, ka deklaruar Arne Slot.
Kujtojmë që javën e kaluar, pas ndeshjes me Leeds United, Salah kishte deklaruar se raportet mes tij dhe Arne Slot janë prishur, derisa ky i fundit nuk e ftoi për ndeshjen e Champions League ndaj Interit.
Por problemet mes tyre po shkojnë drejt normalizimit, pasi sulmuesi egjiptian është i ftuar për ndeshjen me Brightonin./IndeksOnline/

