Slot i kënaqur me skuadrën e tij, thotë se mund të kishin shënuar më shumë

Liverpooli po dominon këtë sezon në Premier League.
“Reds”, sonte kanë arritur një fitore të rëndësishme ndaj Tottenhamit ku fitoi me rezultat të thellë 3-6 dhe për këtë u shpreh i kënaqur trajneri, Arne Slot.
“Ishte ndoshta performanca jonë më e mirë jashtë shtëpisë, megjithëse më pëlqeu shumë ajo që pashë edhe kundër Man Utd . Ishte dominim total dhe ne i kemi kaluar shumë herë ata”, tha Slot. “Përveç se shënonim gjashtë gola, mendoj se mund të kishim shënuar më shumë”.
Liverpooli, mbetet lider në Premier League ku ka gjithsej 39 pikë, 5 më shumë se vendi i dytë Chelsea./IndeksOnline/