Slot i lumtur me trajnerin e Suedisë që s’e aktivizoi nga minuta e parë Isakun ndaj Kosovës: E dinte se mund të lëndohej…!

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Burnleyt në Premier League.
Slot foli për gjendjen e sulmuesit, Alexander Isak – i cili ende nuk ka luajtur me “The Reds”, pasi u zyrtarizua te klubi në ditën e fundit të merkatos, shkruan Indeksonline
Slot u shpreh tejet i lumtur edhe me trajnerin e Suedisë, Tomasson – i cili nuk luajti me Isak-un në ndeshjet e shtatorit. Madje Isak luajti vetëm pak miunta ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.
“Trajneri i Suedisë meriton respekt sepse pati sulmuesin më të mirë në botë, por ai e kuptoi se nëse Isak luan 90 minuta në dy ndeshje, mund të lëndohej dhe të mungojë për disa javë. Ne do ta trajtojmë atë sikur që bëri Tomasson”, u shpreh Arne Slot
Slot poashtu tregoi se Isak nuk do të jetë startues për disa ndeshje, por që do të jetë pjesë e skuadrës “The Reds”./Indeksonline/
🗣️ Arme Slot on Isak fitness :
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) September 12, 2025
“The Swedish manager deserves a big compliment because he gets the best striker in the world in but understands if he plays 90 minutes twice, he might be injured for a number of weeks. We will treat him the same as they did.” pic.twitter.com/yus9fCgMsV