Slot i pakënaqur me lojtarët: Gabuam shumë, pësuam tre gola në 14 minuta

Arne Slot pranon se humbja e Liverpulit me Fulhamin erdhi si pasojë e gabimeve të skuadrës së tij.
“Ishte një periudhë e vështirë prej 14 minutash, ku pësuam tre gola. Pavarësisht cilësisë dhe finalizimit të Fulhamit, kjo erdhi kryesisht për shkak të gabimeve tona. Performanca jonë në pjesën e dytë ishte shumë më e mirë, por është e vështirë të fitosh një ndeshje në këtë nivel nëse pëson tre gola në pjesën e parë.
Për fat të keq, na mungoi koha në fund për të shënuar një gol të tretë. Njerëzit duan të krijojnë histori, që është puna e tyre. Shumë ekipe e kanë të vështirë të luajnë kundër Fulhamit. Performanca në pjesën e HOLANDEZI dytë ishte mbresëlënëse. Kemi pasur raste, por në fund na mungoi koha”, tha trajneri i Liverpulit.