75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / L A

Slot për Alexander-Arnold: Do të isha i befasuar të shihja atë me Anglinë

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot po kalon një sezon ëndrrash në Premier League.

Slot, pas fitores së mbrëmshme ndaj Aston Villës ka folur edhe për mbrojtësin e tij i cili u detyrua të largohej nga loja shkaku i një lëndimi dhe mundësinë e anglezit për grumbullim me “Tre Luanët”.

Do të isha i befasuar ta shihja atë me Anglinë”. “Është gjithmonë serioze kur një lojtar del jashtë pjesës së parë, ai e ka kërkuar atë. Nuk është një shenjë e mirë, gjithmonë e vështirë aq afër pas ndeshjes për të thënë se çfarë është”, u shpreh Slot.

Kujtojmë që Liverpool, mbrëmë ka mposhtur në “Anfield”, Aston Villën me rezultat 2-0 duke forcuar kështu kreun në Premier League./IndeksOnline/