Slot rreth fitimit të FA Cup: Varet nga forma e Szoboszlait
Liverpooli ka arritur të kualifikohet në raundin e 5-të në FA Cup.
Ata mposhtën Brightonin, në “Anfield” me rezultat bindës 3-0 duke vazhduar të jenë në garë.
Një nga yjet e mbrëmjes ishte dhe Dominik Szoboszlai, i cili po shkëlqen me “Reds”.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u pyet rreth mundësisë për të fituar trofeun e FA Cup, teksa tha se varet nga forma e hungarezit.
“Do të varet nga performanca e Szoboszlai sepse ne mbështetemi shumë tek ai këtë sezon. Ai është ndër lojtarët më të mirë në botë tani. Do të doja që të vazhdonte kështu”, deklaroi Slot./IndeksOnline/

