75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / L A

Slot: Të gjithë e dinë se Alisson është portieri më i mirë në botë

Portieri brazilian, Alisson Becker është rikthyer nga lëndimi.

Braziliani, mbrëmë kishte luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Gironës, ku dhe u shpall lojtari i ndeshjes pas paraqitjeve të mira.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka folur rreth rikthimit të tij.

“Të gjithë e dinë që Alisson është portieri më i mirë në botë”.

“Dje ai tregoi përsëri se ai është padyshim i tillë, sepse ai ishte i rëndësishëm për ne me kaq shumë pritje”, u deklarua Slot.

Liverpooli, mbrëmë mposhti Gironën në “Montilivi”, me rezultat 0-1 me golin e vetëm të shënuar nga Mohamed Salah./IndeksOnline/