75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / L A

Slot thyen heshtjen për Salahun

Një krizë e re ka kapluar Liverpoolin së fundi.

Kjo për shkak se ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah njoftoi për një prishje të raporteve me trajnerin, Arne Slot.

Situata u agravua edhe më shumë, gjatë fundjavës që lamë pas ku Salah u intervistua pas ndeshjes ndaj Leeds ku s ishte aktivizuar fare.

Një ditë para ndeshjes, holandezi theu heshtjen pas deklaratave të egjiptianit.

“Zakonisht jam i qetë dhe i sjellshëm, por kjo NUK do të thotë se jam i dobët. Kur një lojtar thotë gjëra të tilla, ne duhet të reagojmë si klub”. “Dhe mund ta shihni që ai nuk është këtu”, u shpreh Slot.

Kujtojmë se ndeshja Inter-Liverpool, zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/