75 Mall Live Search
08:07 / E Hënë, 27 Janar 2025 / AR

Smajl Latifi në Krushë të Madhe: Bashkë për Kosovën fituese!

Kryetari aktual i Rahovecit dhe kandidat për deputet me numër 16, Smajl Latifi, ka vizituar Krushën e Madhe.

Përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për banorët. Ai theksoi rëndësinë e vizionit të tij dhe të ekipit për një Kosovë fituese, duke shpalosur projektet e planifikuara për Krushën e Madhe, përcjell Indeksoline.

Ai përmendi historinë dhe sakrificën e këtij vendi si një burim frymëzimi për gjithë Kosovën.

“Kur flet Krusha e Madhe – fiton Kosova!Faleminderit krushjanë për mikpritjen, për bashkëbisedimin e sinqertë dhe për vullnetin për ta çuar përpara vizionin tonë për Kosovën Fituese! Para jush, shpalosëm programin tonë për projektet që i duhen Krushës së Madhe dhe për mbështetjen që meritoni, duke nderuar historinë, sakrificën e pashoqe dhe rolin që keni si burim frymëzimi për të gjithë vendin.Bashkë, për fitore!🤝🏼___#AAK137🗳️#RamushHaradinaj1✔️#SmajlLatifi16✔️#SarandaSallteku13✔️#ArdianRama67✔️#AfrimDina71✔️“, shkroi ai./Indeksonline/