10:50 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / k.v

Smajl Latifi kërkon nga punonjësit e administratës të ulin shpenzimet e energjisë elektrike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur sot takim me punonjësit e administratës nga të cilët ka kërkuar që përveç që të respektojnë orarin e punës të ulin sa më shumë shpenzimet e energjisë elektrike dhe të përdorin sa më përgjegjshëm lëndët djegëse.

Postimi i Latifit:

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, në shoqërimin e drejtorëve të drejtorive, mbajta takimin e rregullt periodik me punonjësit e administratës.

Kërkova prej tyre të respektojnë orarin e punës, dhe meqë dimri është në prag, të mundohemi bashkërisht, t’i ulim sa më shumë shpenzimet e energjisë elektrike si dhe t’i përdorim sa më përgjegjshëm lëndët djegëse.

Në fund, falënderova punonjësit për angazhimin e parezervë në ofrimin e shërbimeve cilësore komunale, por, gjithmonë duke  synuar që të bëjmë më të mirën e mundshme.