75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Smajl Latifi në “gojën” e Ujkut!

Përgjatë tri ditëve, për herë të parë në Komunën e Rahovecit është mbajtur ushtrimi fushor i FSK-së, “Ujku 02/2019”.

Krenar dhe i lumtur për këtë ka qenë i pari i komunës, Smajl Latifi.

Ai i është bashkuar këtij ushtrimi duke ndjekur nga afër djemtë e vajzat e ushtarëve kosovarë.

“Përgjatë tri ditëve, për herë të parë në Komunën e Rahovecit është mbajtur ushtrimi fushor i FSK-së, “Ujku 02/2019”.

Njësitë e ushtrisë sonë (BRSH-së, BAT ll) bashkë me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Kryqin e Kuq në Rahovec, Stacionin e Policisë së Kosovës në Rahovec, SHL Kosovën dhe vullnetarët, në këto ditë kanë testuar shkathtësitë, aftësitë dhe efikasitetin e reagimit në rastet emergjente, me shumë sukses!

Jam krenar me të gjithë ata që u përfshinë në këtë aktivitet, e me Ushtrinë e Kosovës, ku edhe njëherë u dëshmua se kemi kapacitete për të përballuar situata të ndryshme dhe për të garantuar sigurinë për qytetarët e Komunës së Rahovecit por edhe shtetit tonë, Republikës së Kosovës” shkruan Latifi në njoftim./Indeksonline/