75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / L K

Smajl Latifi nënshkruan kontratën për ndërtimin e një parku solar, priten investime mbi 60 milionë euro

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar sot kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit, me kompaninë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.”, për ndërtimin e një parku solar dhe energjisë së erës me kapacitet prej 100 MW.

Latifi ka thënë se projekt do të sjellë një investim mbi 60 milionë euro.

“Pas përfundimit të ankandit publik, të zhvilluar nga Komuna e Rahovecit, sot, kam nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit, me kompaninë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.”, për ndërtimin e një parku solar dhe energjisë së erës me kapacitet prej 100 Më, në sipërfaqe prej 16.9 ha, dhe 20 ha të tjera janë në procedurë të marrjes në shfrytëzim nga Agjencia Pyjore e Kosovës, ku titullar është Komuna e Rahovecit.
Ky projekt do të sjellë një investim prej mbi 60 milionë eurosh.
Dua të falënderoj përfaqësuesin e kompanisë “Rahoveci Solar Energy Park Sh. P. K.”, z. Ibrahim Kastrati, për këtë investim të rëndësishëm, i cili jo vetëm që do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji, por gjithashtu do të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës” shkruan Latifi në njoftim./Indeksonline/