Smajl Latifi pret Haradinajn në Rahovec, tregon përkrahjen që iu dha grave dhe vajzave

Kryetari i Komunës së Rahovecit, njëkohësisht edhe kandidat për deputet në radhët e AAK-së, Smajl Latifi, gjatë ditës së sotme ka pritur kryetarin Ramush Haradinaj, ku mbajtëm një tubim me aktiviste e mbështetëse.
Latifi, njoftoi se në këtë tubim shpalosën programin për gratë dhe vajzat.
“Sot, bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, dhe kandidatët për deputetë nga Rahoveci, znj. Saranda Salkteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina, mbajtëm një tubim me aktiviste e mbështetëse, ku shpalosëm programin tonë për gratë dhe vajzat”, ka shkruar Latifi.
Ai, u shprehë se në Rahovec ka treguar përkushtimin e kësaj partie për fuqizimin e grave përmes granteve për sipërmarrëse, bursave për studentet dhe mbështetjes për nënat e reja, duke përfshirë pagesën për lehonat.
“Në Rahovec, kemi treguar përkushtimin tonë për fuqizimin e grave përmes granteve për sipërmarrëse, bursave për studentet dhe mbështetjes për nënat e reja, duke përfshirë pagesën prej 500 eurosh për lehonat. Po ashtu, kemi ofruar asistencë për nënat dhe fëmijët e tyre dhe kemi rritur mbështetjen për organizatat që punojnë me gratë, si “Hareja” dhe “SHL Kosova.”
Me mbështetjen tuaj më 9 shkurt, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme ku gratë dhe vajzat kanë mundësi të mëdha për të realizuar potencialin e tyre dhe për të ndërtuar një shoqëri të barabartë.
BASHKË, PËR KOSOVËN FITUESE!”, ka shkruar tutje Latifi./Indeksonline/