Smajl Latifi: Rahoveci, Hoqë e Vogël dhe Brestoci të vendosur për Kosovën Fituese

Kandidati për deputet në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Smajl Latifi, gjatë ditës së sotme është takuar me banorët e e Rahovecit 3, Hoqës së Vogël dhe Brestocit.
Latifi, përmes një postimi në facebook është shprehur se burra e gra, të rinj e të moshuar, të bashkuar dhe të vendosur për ta mbështetur fuqishëm vizitonin tonë për Kosovën Fituese.
Ndërsa theksoi se fuqia e këtij bashkimi më jep edhe më shumë besim se më 9 shkurt do të triumfojmë fuqishëm.
“Sonte, takova banorët e Rahovecit 3, Hoqës së Vogël dhe Brestocit, burra e gra, të rinj e të moshuar, të bashkuar dhe të vendosur për ta mbështetur fuqishëm vizitonin tonë për Kosovën Fituese.
Fuqia e këtij bashkimi më jep edhe më shumë besim se më 9 shkurt do të triumfojmë fuqishëm. Mbështetja e tyre e palëkundur është dëshmi e qartë se rruga jonë është e drejtë dhe e sigurt.
Faleminderit për vendosmërinë dhe besimin tuaj!”, ka shkruar Latifi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Smajl Latifi, kandidon me numër 16./Indeksonline/