75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 30 Janar 2025 / H F

Smajl Latifi takime dhe angazhim për të ardhmen e Kosovës dhe fuqizimin e gruas

Smajl Latifi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme gjatë ditëve të fundit, ku ka theksuar angazhimin e tij për të ardhmen e Kosovës dhe rëndësinë e mbështetjes për gratë.

Sonte, Latifi pati kënaqësinë të vizitonte odën e Bajram Kastratit, një familje me rrënjë nga Zatriqi dhe me traditë në Prizren. Gjatë këtij takimi, së bashku me Besnik Krasniqin, kandidat për deputet dhe kryetar të degës së AAK-së në Prizren, dhe kandidatë të tjerë, zhvilluan një bisedë të hapur mbi sfidat dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë të Kosovës. Latifi theksoi se mikpritja dhe mbështetja e ngrohtë që ata morën nga familja Kastrati janë një motivim i madh për të vazhduar rrugën e tyre drejt një Kosove fituese. Ai gjithashtu nënvizoi entuziazmin që kanë hasur kudo për listën e AAK-së, me liderin Ramush Haradinaj.

“Edhe në Arbanë, u zotuam njëzëri se është koha për Kosovën Fituese!”, tha Latifi, duke falenderuar për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre.

Në një tjetër aktivitet, Latifi theksoi rëndësinë e fuqizimit të gruas në shoqëri. Ai pati një takim me gra të jashtëzakonshme në Restaurant Natyra, ku diskutuan për sfidat, nevojat dhe mundësitë për të fuqizuar rolin e grave në shoqëri. Ai theksoi se gratë janë shtylla e familjes dhe e komunitetit, dhe mbështetja e tyre është e domosdoshme për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

“Do të vazhdoj angazhimin tim për politika që mbështesin gratë dhe fuqizojnë rolin e tyre në ekonomi, arsim dhe vendimmarrje”, shtoi ai.

Smajl Latifi tha se, bashkë, do të punojnë për një Kosovë fituese, ku gratë dhe burrat do të kenë mundësinë të kontribuojnë për një të ardhme më të ndritur.