Smajl Latifi: Zhvillimi i Agroturizmit do të jetë një nga prioritetet e mia si deputet

Kryetari i Rahovecit njëkohësisht edhe kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Smajl Latifi, përmes një videoadresimi ka bërë të ditur se zhvillimi i Agroturizmit në këtë komunë do të jetë një nga prioritetet e tij.
Latifi, ka thënë se do të dhurojë mbështetje për fermerët dhe prodhuesit lokal duke krijuar fonde dhe subvencione.
“Do të angazhohem për mbështjetje direkte për fermerët dhe prodhuresit lokalë, duke krijuar fonde dhe subvencione që të nxisin aktivitetet bujqësore në funksion të turizmit”, ka thënë Latifi.
Ndërsa theksoi se do të përmirsojë edhe infrastukturën për të lehtësuar qasjen e turisteve.
“Promovimin e Rahovecit si destinacion kryesor agroturistik, duke nxituar zhvillimin e rrugëve të verës dhe produkteve autoktone që e bëjnë këtë rajon unik.
Infrastukturë të përmirsuar për të lehtësuar qasjen e turistëve dhe për të rritur komoditetin e vizitave në zonat rurale”, tha Latifi./Indeksonline/