10:45 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Smajl Latifi zyrtarisht merr mandatin e Kryetarit të Rahovecit

Smajl Latifi ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e të parit të Komunës së Rahovecit.

Dorëzimi-pranimi i detyrës u bë, në ambientet e Komunës ku kryetari i deritashëm i këtij qyteti,Idriz Vehapi, i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Smajl Latifi i cili do të udhëheq për katër vitet e ardhshme me Rahovecin.

Latifi kishte fituar garën për këtë komunë në balotazhin e 19 nëntorit.