Smakiqi e pranon se u shkarkua nga kryeshefi i Postës: Vlera e dëmit është 100 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi ka konfirmuar për IndeksOnline se është shkarkuar nga kjo pozitë.
Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se Bordi e shkarkoi pa asnjë arsyje pasi s’kanë mundur t’ia vlerësojnë performacën.
Smakiqi tha se ky vendim Bordit do t’i kushtoj hiç më pak se 100 mijë euro pasi paralajmëroj se do të ngris padi.
“Po, është e vërtet që jam shkakuar, ka qenë shkarkim politik pa arsyje. Nuk kanë mundur të ma vlerësojnë performacën. Ky vendim do t’ë krijoj pasoja 100 mijë euro pasi do të ngris padi, më kanë ndërhy në kontratë, m’i kanë shkelur të drejtat”, tha ai./IndeksOnline/