10:20 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Smalling dhe familja e tij u terrorizuan mbrëmë nga hajdutët, u detyruan ta hapnin kasafortën

Një natë e vërtetë terrori në shtëpinë e Chris Smalling. Mbrojtësi i Romës, i cili nuk ishte i përfshirë në ndeshjen e UEFA Europa League kundër Ajaxit, për shkak të një lëndimi u grabit mbrëmë në shtëpi në prani të gruas së tij Sam dhe djalit të tij 2-vjeçar, Leo.

Ashtu siç shkruajnë mediat në Itali, Smalling u mbajt peng disa orë dhe u detyra ta hapte kasafortën e tij, transmeton IndeksOnline

Tre burra me maska, vodhën Rolex, bizhuteri dhe gjëra të tjera të çmuara.

Ishte ora 5 e mëngjesit, kur gruaja e futbollistit lajmëroi policinë. Ata shkuan menjëherë, por nuk arritën t’i nxinin tre hajnat, për të cilët kanë filluar hetimet.

Në nëntor të vitit 2020, në prag të ndeshjes Fiorentina – Roma, disa hajdutë kishin depërtuar në vilën e Paulo Fonseca duke vjedhur rreth 100 mijë euro.

Një rast tjetër vjedhjesh te futbollistët, ndodhi edhe në Francë gjatë këtij viti në familjen e Di Marias./IndeksOnline/