“S’më pëlqen se si stërvitet”, Enzo Maresca kritikon lojtarin e tij: Duhet të ketë ambicie më të larta!

Skuadra e Chelseat mbrëmë shënoi një fitore të thellë, me shifrat 1:5 ndaj Southamptonit në ndeshjen e javës së 14-të në Premier League.
Pas takimit, Enzo Maresca u paraqit në konferencë për media dhe kritikoi një lojtar të tij edhe pse bëri gol dhe asist, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Noni Madueken, i cili shënoi një gol dhe bëri një asist në mbrëmjen e kaluar.
“Unë mendoj se Noni mund të bëjë më shumë. Në momentin kur ai fillon të shënojë apo të asistojë më pas bie ritmi i tij. Dhe arsyeja pse ai nuk po luan është sepse nuk më pëlqen mënyra se si stërvitet. Ai duhet ta kuptoj mirë, që duhet të stërvitet çdo, çdo ditë mirë. Ai duhet të jetë më ambicioz edhe nëse ka shënuar një gol sonte.
Ai duhet ta shënonte dhe golin e dytë, të tretin. Duhet të jetë më ambicioz, të bëjë më shumë asiste. Por, në përgjithësi ai po bën mirë. Ka statistika të mira. Por duhet të punojë më shumë, shumë më shumë”, u shpreh Enzo Maresca
Kujtojmë se Chelsea është në pozitën e dytë me 28 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje dhe tashmë futet në garë për titullin e këtij edicioni./Indeksonline/
“I don’t like how he trains!” 😤
— Hayters TV (@HaytersTV) December 4, 2024
Enzo Maresca CRITICAL of Chelsea star after Saints thrashing 😯
🔗 https://t.co/D1Md2ooX6r pic.twitter.com/GscjoKfZ0w