S’mjaftojnë 34 pikët e Giannis, Nets fiton ndeshjen e parë kundër Bucks, por lëndohet James Harden

Skuadra e Brooklyn Nets ka arritur të fitoj ndeshjen e parë në serinë çerek-finale kundër Milwaukee Bucks me rezultat 115:107.
Basketbollistët më të dalluar tek Brooklyn ishin: Kevin Durant me 29 pikë e 10 kërcime, Kyrie Irving me 25 pikë e 8 asistime, Joe Harris me 19 pikë dhe Griffin me 18 pikë e 14 kërcime, transmeton Indeksonline.
Tek Milwaukee Bucks të disponuar për lojë ishin vetëm Giannis Antetokunmpo 34 pikë 11 kërcime dhe Lopez me 19 pikë 5 kërcime.
James Harden i Brooklyn Nets pësoi një lëndim në fillim të ndeshjes dhe nuk mundi të vazhdoj.
Mbetet të shihet nëse do të rikthehet në ndeshjen e dytë./Indeksonline/