S’mjaftojnë pikët e Curryt, Golden State mposhtet nga Miami Heat

Skuadra e Golden State Warriors është mposhtur nga Miami Heat në një ndeshje tejet interesante me rezultat 116-109.
Edhe pse Steph Curry ishte i jashtëzakonshëm, por pikët e tij s’mjaftuan për të arritur fitore skuadra e tij, shkruan IndeksOnline
Amerikani realizoi 36 pikë, bëri 11 kërcime dhe 3 asistime.
Paraqitje të mirë pati edhe lojtari kanadez i Golden State, Wiggins me 23 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime.
Te skuadra fituese më i miri në fushë ishte, Butler me 22 pikë, 6 kërcime dhe 8 asisitme.
Në këtë raund humbje pësuan edhe skuadrat, si: Cleveland Cavaliers dhe San Antonio Spurs./IndeksOnline/