S’mjafton goli i Haaland, Skocia fiton me përmbysje ndaj Norvegjisë

Skocia ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Steve Clark triumfuan me përmbysje ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ullevall” përfundoi me rezultatin 1:2.
Norvegjezët kaluan të parët në epërsi me golin e yllit të tyre, Erling Haaland, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 61-të.
Por, skocezët ia dolën të përmbysin gjithçka në vazhdim, madje brenda dy minutave.
Fillimisht shënoi Lyndon Dykes në minutën e 87-të, e më pas edhe Kenny McLean në minutën e 89-të.
Skocia pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe prin në grup, tani me gjashtë pikë më shumë se Spanja.
Norvegjia është e treta me vetëm 1 pikë.