Smoka, çipsa, ujë e produkte higjienike për të burgosurit – Shërbimi Korrektues i Kosovës shpenzon mijëra euro

Shërbimi korrektuesi i Kosovës ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën e radhës me tender.
Këtë herë, Shërbimi Korrektues ka kërkuar që të furnizohet me gjëra të ndryshme për të burgosurit në kantinë, transmeton IndeksOnline.
Për të njëjtën kontratën është paraparë të bëhet furnizimi për Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit.
Fillmisht për të njëjtën tender janë ndarë hiç më pak se 600,000.00 euro, porse e njëjta është arritur të finalizohet me 393,511.00 euro.

Ky tender i është besuar operatorik ekonomik “Dauti Komerc SH.P.K”.
IndeksOnline ka kontaktuar këtë kompani private, dhe të njëjtit kanë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë kontratë.
“Po ne do t’i furnizojmë kryesisht me pjesën hixhienike, deterxhente, faculeta, ujë, çipsa, smoka e produkte të ngjashme”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e këtij biznesi për IndeksOnline.
Tutje, në kontratën e publikuar nga E- prokurimi bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është jo më pak se 6 muaj. /IndeksOnline/
