12:34 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Smoothie me mollë, mëngjesi ideal

Ky smoothie me mollë është thjesht fantastik.

Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’ju shijojë shumë. Është i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhet shumë energji.

Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati për pak minuta.

Përbërësit

1 mollë mesatare

1/3 gotë tërshërë

1/2 gotë kos

1 & 1/4 gotë qumësht

1/4 gotë rrush i thatë

1 lugë gjellë (tbs) gjalpë kikiriku

Kripë

Kanellë

(Shënim 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml)

Përgatitja

Bashkoni të gjithë përbërësit bashkë përveç kanellës dhe përziejni në blender për 2-3 minuta në shpejtësi mesatare.