75 Mall Live Search
11:52 / E Premte, 10 Tetor 2025 / G T

“S’mundem të të fus në gojë të ujkut”, Valbuena zbulon bisedat me Deschampsin pas publikimit të skandalit

Mathiue Valbuena ishte një prej lojtarëve kryesor të Kombëtares së Francës, por më pas doli një skandal që tronditi opinionin.

Valbuena dhe Karim Benzema ishin përfshirë në një skandal seksual, që i kushtoi të dyve të mos luanin pothuajse më kurrë për “gjelat”, shkruan Indeksonline

Në një intervistë, Valbuena tregon bisedat që pati me trajnerin Didier Deschampsin, kur skandali doli në pah.

“Më kujtohet ajo ditë kur isha në dhomat e zhveshjes te Lyoni. Skandali tashmë kishte dalë në dritë.

“Deschamps më telefonoi dhe më tha: Do të luajmë në Stade de France dhe du të të mbrojë. Unë përgjigjem: pse të më mbroni mua, unë jam viktima.

“Ai më pas përgjigjet: Do të luajmë në Paris, skandali ka dalë, nuk mund të të fus në gojën e ujkut. Isha shumë i mërzitur kur e mbylla telefonin. Që nga ajo kohë, nuk më kanë telefonuar më kurrë”, u shpreh Valbuena

Kujtojmë që deri në vitin 2010, Valbuena kishte zhvilluar 52 ndeshje dhe kishte shënuar tetë gola.

41-vjeçari ende luan futboll. Ai është pjesë e Olympiacosit B në Greqi./Indeksonline/