75 Mall Live Search
17:49 / E Martë, 06 Janar 2026 / L A

S’mungon Zidane, shihet në tribuna, duke përcjell djalin e tij në Kupën e Afrikës

Në këto momente po zhvillohet ndeshja e 1/8-tave në Kupën e Afrikës mes Algjerisë dhe Kongos.

Dhe aty nuk ka munguar legjenda Zinedine Zidane, i cili ka përcjell të gjitha ndeshjet e shtetit të tij të origjinës.

Për të është dhe një arsye e veçantë, pasi që djali i tij Luca është portieri kryesor i Kombëtares së Algjerisë, ku ka pasur edhe paraqitje të mira.

Ndeshja është aktualisht 0-0./IndeksOnline/