75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 16 Janar 2026 / P M

Snajper apo armë ajrore? Mbrojtja vë në pikëpyetje armën kyç në rastin Banjska

Gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin “Banjska”, avokatja mbrojtëse e të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Jovana Filipoviq, ka kërkuar ndryshimin e aktakuzës, duke theksuar se ajo nuk është e saktësuar në mënyrë të mjaftueshme, transmeton IndeksOnline.

Sipas saj, aktakuza duhet të individualizohet, duke përcaktuar qartë veprat penale për të cilat ngarkohet secili i akuzuar veç e veç, në mënyrë që të garantohet një proces i rregullt gjyqësor.

Filipoviq ka kërkuar gjithashtu që të kryhen ekspertiza shtesë lidhur me llojin e uniformës së përmendur në aktakuzë, si edhe për elementet që kanë të bëjnë me veprën penale në tërësi.

Ndërkaq, ajo ka theksuar se çdo material fotografik i disponueshëm duhet të përfshihet në procesin e ekspertizës.

Ndër kërkesat e saj, avokatja ka kërkuar edhe ekspertizë për identifikimin e armës, për të cilën prokuroria pretendon se bëhet fjalë për snajper, ndërsa mbrojtja, sipas saj, pretendon se arma në fjalë është armë ajrore./IndeksOnline/