75 Mall Live Search
16:56 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Snajperisti kurd që pretendon se ka vrarë 250 luftëtarë të ISIS-it

Snajperisti kurd, Azad Cudi pretendon që nga viti 2013 ka vrarë 250 luftëtarë të ISIS-it.

Cudi thotë se numri i vrasjeve të tij është më i lartë se në filmin ‘American Snpier’, transmeton Indeksonline.

Në librin që e ka publikuar, ai ka treguar historinë e tij dhe momentin kur ishte goditur për vdekje nga një luftëtar i ISIS-it.

“Kur unë u plagosa, unë pash ngjyrat e vdekjes dhe përjetova emocione të egra” kishte shkruar ai.

Azad Cudi, 35 vjeç tashmë gjendet në Britani të Madhe ku ka marrë azil.

Nëse shifrat e 35 vjeçarit janë të sakta se ka vrarë 250 luftëtar të ISIS-it, atëherë ky numër është më i madh se ai i regjistruar nga snajperisti amerikan, Chris Kyle që u portretizua në filmin ‘American Sniper’./Indeksonline/