Snapchat bie nga sistemi

Rrjeti social Snapchat, i cili numëron mbi 280 milionë përdorues, ka rënë nga sistemi i funksionimit.
Kështu, mijëra përdorues nëpër botë, tash e disa minuta, nuk kanë mundur të komunikojnë përmes këtij rrjeti.
Snapchat ka më shumë se një muaj që po tenton të detektojë dhe rregullojë problemet me sistemin e tij.
Sipas disa ekspertëve, për t’i ikur këtij problemi, përdoruesit kanë gjetur disa menyra.
Ndër to janë edhe rindezja e telefonit, raportimi në Snapchat, apo shkarkimi i verzionit të ri të aplikacionit./Indeksonline/