10:18 / E Enjte, 12 Maj 2022 / AR

Snapchat për filterin e ri “frymëzohet” nga Amber Heard?!

Një filtër i ri në rrjetin social, Snapchat, ka bërë lëmsh përdoruesit, të cilët mendojnë se mund të jetë frymëzuar nga Amber Heard.

Nëse e përdorni këtë aplikacion, sigurisht e keni vërejtur filterin i cili e ndryshon fytyrën duke e rikthyer në mimikë të trishtuar dhe të mërzitur, transmeton Indeksonline.

@nadiak1998 Or am I just late to the party and everyone knew that? #greenscreenvideo #amberheard #johnnydepp #cryingface #foryou ♬ Oh No – Kreepa

Përdoruesit e Snapchatit janë shprehur se kësaj radhe ky aplikacion është inspiruar nga e qara e Amberit javën e kaluar.

Pavarësisht spekulimeve, një zëdhënës i Snapchat për TMZ ka bërë të ditur që nuk është e vërtetë që janë frymëzuar nga Amber Heard.

Ai tha se për këtë filtër kanë punuar që 6 muaj kështu që është menduar të publikohet para se Amber të bënte dëshminë e saj në gjykatë./Indeksonline/

@rayxswift Why were all of the Kardashians so sad? #kardashians #jenners #metgala #fyp ♬ Le Calin – 斌杨Remix