S’ndalen bombardimet, zonat e banuara në Lisiçansk janë granatuar me artileri të rëndë

Zonat e banuara në qytetin Lisiçansk janë granatuar me artileri të rëndë mëngjesin e së mërkurës, tha guvernatori i rajonit Luhansk, Serhiy Gaidai, përmes një postimi në Telegeram.
“Një numër i ndërtesave të larta të banimit janë dëmtuar. Informacioni mbi viktimat është duke u konfirmuar”, tha ai.
Ish-ministri Jabllanoviq kundër protestës së sotme të serbëve: Protestë pë…
“Shumë ndërtesa janë rrëzuar. Ekipet e shpëtimit po tentojnë të shpëtojnë banorët”, shtoi ai.
Lisiçansk gjendet në lindje të Ukrainës. /Rel/