75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

S’ndalen rastet e vjedhjeve në Kosovë, vetëm dje hajnat vodhën kaq telefona, kompjuterë e para

Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të vjedhjeve dhe një vjedhje në tentativë në Policinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Në raportin 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se tri vjedhje të rënda kanë ndodhur në komunën e Fushë Kosovës.

Sipas tyre, disa persona të panjohur kanë vjedhur telefonë, Ipad dhe kompjuter.

“Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se  katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

 Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se  katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit   të  ku  kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad  dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rr Dardania, Fushë Kosovë,  15.06.2021-04:02.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit, ku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular  dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në njoftim.

Kurse në Kaçanik një grabitje kishte ndodhur në një pompë të derivateve.

Një punëtor ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro

“Kaçanik, 15.06.2021-03:50. Viktima mashkull  kosovar punëtor i pompës se derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro dhe është larguar ne drejtim të panjohur.

Fsh. Carralluk, Malishevë, 15.06.2021 – 17:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i  është  thyer vetura e tij e llojit në të cilën  ka pasur një  çantë të krahut në të cilën  ka pasur një  revole  një  karikator dhe 18 fishekë të njëjtit kalibër”, thuhet tutje në raport.

Kurse në Vushtrri dy persona kanë rënë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke tentuar që të vjedhin nga një veturë.

“Vushtrri, 15.06.2021-02:35. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj  kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar që të vjedhin nga vetura. Të dyshuarit pas intervistimit me vendi të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”./IndeksOnline/