75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

S’ndalen vjedhjet në xhami, hajnat vjedhin arkën e ndihmave

Kohëve të fundit vjedhjet në objektet fetare në Kosovë janë shpeshtuar.

Një vjedhje e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në komunën e Gjilanit, në lagjen “Arbëria”, shkruan IndeksOnline.

Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur e kanë thyer dritaren e xhamisë dhe kanë vjedhur arkën e ndihmave, me para të gatshme.

“Lagjja Arbëria, Gjilan 17.03.2021-19:50. Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se, persona të panjohur pasi kanë hy me forcë në Xhami (përmes dritares), në arkën e ndihmave ka vjedhur para të gatshme. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, tha ai./IndeksOnline/