75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 10 Prill 2025 / AR

S’ndalet, aktorja pozon me rroba banjoje, josh me asetet

Aktorja Kate Hudson ka gëzuar ndjekësit e saj me një foto të re me rroba banjoje.

Aktorja ka pozuar me rroba banjoje të bardha njëcopëshe dhe është fotografuar, duke u rrezitur në një shezlong, transmeton Indeksonline.

Në foto ka dalë në pah gjoksi i saj, të cilin e ka komentuar edhe vetë. “Pranvera dhe “gjiri anësor”, dy gjëra që unë i mbështes”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Kate Hudson (46) ka pozuar me rroba banje të bardha dhe ka kënaqur fansat

Hudson ndan herë pas here foto me bikini në rrjetet sociale. Kështu disa javë më parë ajo ka pozuar topless.

Për kujtesë, Hudson luan në serialin komedik të Netflix, Running Point, ku luan Isla Gordon, e cila është ndarë nga biznesi familjar për shkak të shpirtit të saj rebel, por më pas merr mundësinë të drejtojë një nga ekipet më të suksesshme të basketbollit, LA Waves.

Seriali mori vlerësime të shkëlqyera nga kritikët dhe audienca dhe mori një vlerësim të lartë prej 7.4 në IMDb./Indeksonline/