75 Mall Live Search
15:57 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

S’ndalet Chelsea, pas Wernerit vihet në ‘gjah’ për yllin tjetër gjerman

Chelsea gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi transferimin e sulmuesit, Timo Werner nga Leipzig.

Por, kjo nuk po e ndal Chelsean që të transferoj futbollist të tjerë, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Football London’, skuadra angleze po prin në garë për transferimin e Kai Havertz.

Real Madrid dhe Bayern Munchen janë tërhequr nga gara për gjermanin.

Çmimi i Havertz pritet të bie nga 90 milionë funta në 70 milionë funta nëse skuadra gjermane nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/