75 Mall Live Search
07:59 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

S’ndalet Doncic, fantastik në fitoren e Mavericks

Skuadra e Dallas Mavericks ka vazhduar me seri të fitoreve.

Dallas mposhtën 111 me 103 skuadrën më në formë këtë edicion, Utah Jazz, shkruan IndeksOnline

Basketbollisti i mbrëmjes ishte slloveni, Luka Doncic – i cili realizoi 31 pikë, bëri 9 kërcime dhe 8 asistime.

Paraqitje fantastike te Utah Jazz, pati lojtari amerikan, Conley – me 28 pikë, 3 kërcime dhe 7 asistime.

Në këtë raund fitore kanë arritur edhe skuadrat, si: Cleveland Cavaliers (125 – 101 San Antonio Spurs) dhe Torono Raptors (103-101 Washington Wizards)./IndeksOnline/