75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / OSH

S’ndalet Hoti, shkarkime në 4 institucione!

Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon ta ketë aktive “fshesën” ndaj institucioneve që, sipas tyre, po tregojnë punë jo efikase.

Kësisoj, ekzekutivi, që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, ka marrë vendim ta shkarkojë Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast ku edhe ka bërë të ditur emrat e anëtarëve të rinj të bordit të KEK-ut.

Por, cilat ishin shkarkimet e javës së kaluar. Hoti mori vendim për largimin e tre krerëve të tre institucioneve tejet të rëndësishme për shtetin.

Për shkak të performancës kreun e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, i cili në këtë pozitë kishte ardhur gjatë kohës sa në kryet të ekzekutivit kishte qenë PDK-AAK dhe NISMA.

Qalaj u zëvendësua me Samedin Mehmetin, si ushtrues detyre. Edhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, kishte fatin e drejtorit të PK-së. Ndërsa, personi i tretë i shkarkuar nga Hoti ishte shefi i Doganave, Ibrahim Xhaka i cili ishte emëruar gjatë kohës sa Albin Kurti ishte kryeministër i Kosovës. /Indeksonline/