23:07 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / MSH

S’ndalet Selim Selimi; i reagon edhe Presidentes

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka reaguar edhe Vjosa Osmanit, pasi këshilltari i saj ka kritikuar mosangazhimin e tij dhe të Abelard Tahirit në luftimin e korrupsionit dhe krimit.

Përmes Facebook-ut, Selimi i është drejtuar të parës së vendit duke i thënë se ajo ia humbi mandatin ish-Presidentit Fatmir Sejdiu, në kohën sa ishte këshilltare e tij.

Ky është reagimi i plotë i ish-ministrit të Drejtësisë:

E nderuara Znj. Presidente, 

Sot këshillltarët tuaj patën rastin që të promovohen pak nëpër media. 

Përderisa këshillat e mia kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat tua ja humbën mandatin Presidentit Sejdiu. 

Të lutem merru me këshilltarë e informohu mirë që mos të gjejë fati i Presidentit Sejdiu.