75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 21 Mars 2024 / G T

Sneijder kritikon lojtarët Fenerbahces: Festoni në dhomat e zhveshjes, jo në mesin e fushës

Gjatë vikendit të kaluar një skandal i madh ndodhi pas ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, ku tifozët vendas dhe lojtarët mysafirë filluan një përleshje.

Legjenda e futbollit holandez, Ëesley Sneijder ka kritikuar lojtarët e Fenerbahces, të cilët në mesin e fushës festuan fitoren e madhe, të javës së 30-të në Superligën e Turqisë, shkruan Indeksonline

“Nuk mund ta besoj që ata festuan pesë minuta në mesin e fushës, në një kompeticion të tillë, në një presion të tillë. Ju nuk është dashur ta bëni këtë, shkoni në dhomat e zhveshjes dhe festoi si të çmendur atje”, u shpreh Sneijder

“Ju nuk e dini tensionin e vërtetë mes Trabzonit dhe Fenerit. Unë e di që ju mund të largoheni nga mesi i fushës. Unë nuk po e përkrahi atë që bën tifozët, por kishte një arsye pse ndodhi kjo”.

Kujtojmë që shumë tifozë u futen në fushë dhe sulmuan lojtarët e Fenerbahces, e këta të fundit nuk qëndruan “duar kryq”, por filluan të boksonin sikur të ishin në arenë boksi dhe jo futbolli./Indeksonline/