Sneijder për Jordan Hendersoninin: Bëhu burrë, dil para kamerës!

Legjenda e futbollit holandez, Sneijder pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Galatasarayt kishte një mesazh për mesfushorin, Jordan Henderson.
Ish-lojtari i Kombëtares së Anglisë me gjasë mbrëmë luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e klubit holandez, shkruan Indeksonline
Kjo pasi dje u raportua se ai ka arritur marrëveshje me Monacon.
Sneijder i kërkoi ish-lojtarit të Liverpoolit të shfaqet para kamerës, por ai nuk pranoi.
“Jordan Henderson, bëhu burrë dhe dil para kamerës”, tha Sneijder
Hendo ishte transferuar tek Ajaxi gjatë afatit të janarit të vitit të kaluar nga Al Ettifaq. Vetëm pas një viti, ai tani po largohet nga skuadra me histori në Holandë./Indeksonline/