75 Mall Live Search
15:10 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / AR

Snoop Dogg hap sondazh/ A duhet të bëhet shefi i ri i Twitter?

Snoop Dogg ka pyetur fansat e tij përmes një sondazhi në Twitter nëse ai duhet të bëhet shefi I ri I këtij rrjeti sociale.

Sondazhi erdhi pasi udhëheqësi i Twitter, Elon Musk thuhet se duhet të largohet nga pozicioni I tij si CEO, transmeton Indeksonline.

“A duhet të jem unë shefi i Twitter,” pyet Snoop ndjekësit e tij.

Përdoruesit e Twitter mund të zgjedhin nga një ‘po’ ose ‘jo’ e thjeshtë. Të hënën pasdite, më shumë se 80 për qind e afro 1.4 milionë votuesve janë për Snoop Dogg si shefin e ri të Twitter. Njerëzit mund të votojnë edhe për pesëmbëdhjetë orë të tjera.

Ndryshe, Musk pyeti përdoruesit e Twitter të dielën në mbrëmje nëse ai duhet të tërhiqej si shef i mediumit. Ai u zotua se do t’i përmbahet rezultateve të sondazhit./Indeksonline/