Snoop Dogg interesohet të blejë klubin e madh botëror

Duket se vetëm po shtohet lista e yjeve botërore në botën e futbollit.
Rep-artisti i njohur, Snoop Dogg është i interesuar të blejë gjigandin skocez, Celtic.
Snoop Dogg, për “Daily Record”-in ka folur për këtë gjë.
Investimi në një ekip sportiv ka qenë diçka që e kam kërkuar për një kohë të gjatë – nëse do të vinte rasti për të investuar në Celtic, do të isha i çmendur të mos i hidhja një sy.
“Kam parë kaq shumë futboll në Evropë, por kurrë nuk kam parë tifozë si tifozët e Celtic-ut. Ka diçka kaq të veçantë tek ata.
“Ka një arsye pse tifozët e tyre flitet në të gjithë Evropën – lojtarët dhe trajnerët më të mirë në botë iu thonë se nuk ka askund si Celtic Park-u dhe unë dua të jem pjesë e kësaj, ka shtuar Snoop./IndeksOnline/