16:04 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Snoop Dogg me një shfaqje për jetën e tij

Reperi kontrovers, Snoop Dogg pa dyshim që është njëra nga ikonat e muzikës Hip-Hop. Përveç muzikës ai ka aktruar në disa filma por ai kurrë nuk ka pasur ndonjë shfaqje në skenë, transmeton Indeksonline.

Por ai ka vendosur ta provoj edhe këtë gjë. Këtë reperi e ka konfirmuar në Instagram dhe për bashkëpunëtor ka zgjedhur Je’Caryous Johnson. Kjo shfaqje do të jetë e bazuar mbi jetën e këngëtarit dhe do të quhet “ Redemption of a Dogg”.

Në shfaqje do të tregohet rritja e reperit deri në transformimin e tij në njeri familjar, po ashtu do të lëshohen disa nga hitet e tij më të mëdha. Shtija e biletave ka filluar të shitet. /Indeksonline/

 

Temat: