07:21 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Sot në objektin e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje të rregullta katër komisione parlamentare, shkruan Indeksonline.

Ja cilat:

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do te diskutoje lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, 10:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhet për vitin 2018 për ministritë e linjës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, shqyrtimi i planit vjetor të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin e Auditimit 2017/2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00). /Indeksonline/