Sociedad i ‘këput’ amaterët e ligës spanjolle, Januzaj shënon ‘hat-trick’
Sonte janë zhvilluar ndeshjet në kuadër të fazës 1/64 të Kupës së Mbretit në Spanjë.
Nga fitoret më bindës ishte ajo e Real Sociedad kundër ekipit amatoresk, Becerril me rezultat 0:8, transmeton Indeksonline.
Për Sociedadin, luajti edhe kosovari, Adnan Januzaj i cili shënoi tre gola në këtë ndeshje.
Januzaj luajti 67 minuta dhe arriti që të shënoi tre gola. Edhe pse në La Liga nuk i jepet hapsirë shumë, kosovari po tregon paraqitje të mirë sa herë po luan./Indeksonline/