23:09 / E Diele, 02 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Sociologu: Gjatë muajit të Ramazanit solidarizohemi më shumë me njëri–tjetrin

Sociologu Jeton Brajshori ka folur rreth rëndësisë në aspektin social të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ai në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, ka thënë që sidomos gjatë muajit të Ramazanit, shqiptarët solidarizohen më shumë me njëri- tjetrin.

“Ne, shqiptarët edhe ashtu shquhemi se jemi popull shumë solidarë, e kemi dëshmuar shumë edhe në vitet e 90-ta kur kemi pasë probleme të shumta. Është interesant që solidariteti shprehet më shumë shprehet tek shtresat që janë më të varfra”.

“Meqë tek ne ekziston sot fatkeqësisht një shtresë e vogël e lartë dhe shumica e popullatës janë nën mesataret, kjo e bën që të jemi më solidarë me njëri-tjetrin dhe t’ia huptojmë hallet njëri – tjetrit”, ka thënë ai.