09:47 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sociologu kosovar flet për ‘burrat’ e sotit: Joshen nga grimi dhe botoksi!

Derisa dikur vlerësohej bukuria klasike dhe ajo natyrale, duket që sot më shumë pëlqehen femrat të cilat janë të fshehura dhe të mbuluara nga grimi e botoksi.

Kundër këtij fenomeni që çdo ditë e më shumë po bëhet trend, ka reaguar sociologu kosovar, Ardian Gola, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit madje shkruan për patriarkalizimin, ku ‘thumbon’ burrat modern të cilët sipas tij po joshën nga pamja seksuale. Madje ai shembull ka marrë këngëtaren shqiptare, Enca Haxhia.

Ky është postimi i plotë i psikologut:

Patriarkalizmit sot nuk i duhet fytyra hijerende, me rrudha, me mustaqe, me mjekerr e me qime vetullash te ngritura nalte. Jo! Sot fytyra e patriarkalizmit vjen me sasi t’rrasta makijazhi dhe mundesisht me disa plotesime botoksi. Ky eshte patriarkalizmi modern, i cili pushtetin e riprodhon permes pamjeve seksualisht joshese ndryshe prej atij klasik, ku pushtetin e mirembane permes pamjeve qe ngjallin frike dhe permbajtje.