18:21 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Sociologu nga Mitrovica i reagon Kelmendit: Vera dhe bixhozi janë mëkat i madh, por ka dobi edhe nga to

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në një emision televiziv tha se s’ka asnjë të mirë nga alkooli dhe bixhozi.

Kelmendi tutje ui shprehë se nëse gjendet ndonjë dobi nga këto dyja, do të kërkoj falje, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me këtë deklaratë të Gëzim Kelmendit ka reaguar sociologu i njohur nga Mitrovica, Jahir Sumiqi.

Ai tha se alkooli dhe bixhozi janë mëkat i madh por ka edhe dobi nga to.

“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh, E KA EDHE DOBI NË TO, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre – 2:219. Gëzim_Kelmendi; unë nuk po të ftoj të kërkosh falje nëpër studio televizive, kërko falje dhe pendohu tek Zoti në emër të të cilit flet pa dije”, u shprehë Sumiqi në postimin e tij./Indeksonline/